Kjo rregullore ia ndalon Muharrem Sahitit të punojë si trajner në Superligë

Muharrem Sahiti është shprehur se me kënaqësi të madhe do të punonte si trajner në Superligë, pasi kushtet kanë ndryshuar shumë, shkruan Insporti.com.
Ndihmës trajneri i Kosovës dhe ish trajneri i SC Gjilanit, Sahiti për Insportin ka deklaruar se kushtet e skuadrave të Superligës janë përmirësuar për të punuar por rregullorja e FFK-së nuk ia lejon që të punoj me ndonjë skuadër të Superligës, pasi mban postin e ndihmës trajnerit në stafin e selektorit Bernard Challandes.
“Me kënaqësi do të kisha punuar. Ngase kushtet shumë të mirë janë në klube dhe tash po iu mundësohet trajnerëve të kryejnë punën e tyre. Në të kalurën, ka qenë katastrofale të punosh me skuadra, pasi kanë munguar kushtet elementare. Ndërsa, tash po e shoh që secila skuadër ka kushte të mirë për punë, jo vetëm në aspektin financiar por edhe për punë. Pse jo të ardhmen, por unë vërtetë kisha dashtë me punu por deri sa te jem në kombëtare, nuk më lejohet që të punoj edhe në skuadra, ngase ashtu është një rregullore brenda federatës që të mos kemi të drejt”, ka deklaruar Sahiti.
Sahiti para se të merrte postin e ndihmës trajnerit në Përfaqësuesen e Kosovës, kishte qenë trajner i skuadrave të Anamoravës, SC Gjilanit dhe KF Dritës.
Ish mesfushori 54 vjeçar që nga viti 2009 është pjesë e stafit të Përfaqësueses së Kosovës. /Insporti.com/