Kjo skuadër e vendosur për të transferuar Muriqin

Kombëtarja 19 Maj 2020 13:17

Lazio është e vendosur për ta transferuar Vedat Muriqin gjatë verës që vjen. Sulmuesi kosovar mund të përfundojë tek klubi italian gjatë verës, por ka oferta edhe nga Anglia.

Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe në fund të këtij sezoni, dhe interesimi i klubeve të njohura evropiane për prizrenasin nuk mungon.

Drejtuesit e “Biancocelesti” i kanë nisur bisedimet me menaxherin e Muriqit, Haluk Canatar.

Mediumi turk “Hurriyet” raporton se Lazio do të ketë një konkurrencë të fortë pasi 25 vjeçarin e duan edhe klubet angleze, përcjell Express.

Klubi më i interesuar në Premierligë për ish-futbollistin e Rizesporit është Tottenhami.

Klubet evropiane, sidomos ato angleze, e kanë vëzhguar vazhdimisht Muriqin gjatë këtij sezoni.

Fenerbahçe është e gatshme të shesë përfaqësuesin kosovar për 20 milionë euro.

-->