Kjo skuadër i “prish” punë Interit për Eriksenin

Futboll 24 Janar 2020 08:51

Thuhet që është vetëm çështje kohës transferimi i Christian Eriksenit tek skuadra e Interit por që lajmet e fundit tregojnë që në garë për shërbimet e tij ka hyr edhe Barcelona.

Barcelona ka kontaktuar me Tottenhamin për të pyetur rreth mundësisë për ta transferuar Eriksenin gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Përderisa ende nuk ka marrëveshje mes Tottenhamit dhe Interit për çmimin final të mesfushorit danez, mediumet italiane kanë raportuar se futbollisti tashmë ka marrëveshje personale me klubin italian.

Eriksenit i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1.

-->