Kjo skuadër këshillohet ta transferojë Rashicën

Futboll 06 Shkurt 2020 23:12

Ish-mesfushori i Bayern Munich, Dietmar Hamann, ka këshilluar drejtuesit bavarezë që të heqin dorë nga Leroy Sane i Manchester Cityt dhe të hidhen në sulm për sulmuesin kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashica, përcjell “Bild”.

Sipas Hamannit, Rashica është dukshëm opsion më i mirë dhe më i lirë sesa Sane, i cili pritet të largohet nga City në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Te Bayerni ka kohë që po e monitorojnë Sanen, por Hamann ka besim më të madh te Rashica që po vazhdon të shkëlqejë te Werderi.

Rashica 23-vjeçar, këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar katër herë në 19 ndeshje në të gjitha garat dhe me Werderin ka kontratë deri në vitin 2022.

“Bayerni duhet të heqë dorë nga Sane, pasi shumë më i mirë dhe opsion më i lirë është Rashica. Ai po shkëlqen te Bremeni dhe te Bayerni do të adaptohej shumë mirë. Rashica është po aq i mirë sikurse Sane”, është shprehur Hamman.

Rashica te Werderi u transferua para dy vjetëve nga Vitesse për shtatë milionë euro. Ai ka edhe 25 ndeshje e katër gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

-->