Kjo skuadër liron të gjithë basketbollistët dhe trajnerin

Superliga 10 Qershor 2019 16:12

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur diçka e papritur.

Janë zyrtarët e Golden Eagle Yllit që kanë marrë një vendim të befasishëm për adhuruesit e flaktë të skuadrës.

‘Asistionline’ mëson se tashmë të gjithë lojtarët e sezonit të kaluar dhe trajneri Arben Krasniqi janë liruar nga kontratat me klubin nga Suhareka.

Ndihmës trajneri i klubit nga Suhareka ka thënë se shumë shpejtë do të bëhet dizajnimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Golden Eagle Ylli pjesën e rregullt të kampionatit sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa në gjysmëfinale u eliminua nga Rahoveci pas humbjes 3 me 0 në seri./Insporti