Kjo statistikë e Messit do ta “turpërojë” Real Madridin

Futboll 07 Janar 2019 15:08

Messi i vetëm ka kontribuar në aq gola sa ka shënuar e gjithë skuadra e Realit. Kjo është një statistikë tjetër tregon që Leo Messi është duke zhvilluar edhe një sezon fantastik.

Lionel Messi po shkëlqen në La Liga, teksa kryeson renditjen e golashënuesve me 16 gola të shënuar.

Por, argjentinasi nuk ngelet prapa pas as për sa i takon asistimeve. Ai numëron 10 të tilla deri më tani, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Pablo Sarabia i Sevillas.

Një statistikë tregon që Messi i vetëm këtë stinor, është po aq produktiv sa e gjithë skuadra e Real Madridit.

Los Blancos kanë realizuar vetëm 26 gola në La Liga këtë stinor, kurse Messi ka kontribuar në 26 gola të Barçës, duke realizuar 16 dhe asistuar në 10.

Me formën që po kalon pesë herë fituesi i Topit të Artë, duket se do ta udhëheqë Barcelonën drejt një titulli tjetër në Spanjë.