Klas i vërtetë – fjalët e Nadalit pas humbjes në finalen e AO janë për t’u marrë shembull

Tenis 27 Janar 2019 14:29

Rafael Nadal është mposhtur në finalen e Australian Open, sot, nga Novak Djokovic.

Tenisti spanjoll u dominua plotësisht nga rivali i tij, i cili arriti triumfin e shtatë në kompeticon – më shumë se çdokush tjetër, transmeton Insporti.

Mirëpo, fjalët e Nadal pas humbjes, hedhin në pah edhe një herë klasin dhe profesionalizmin e lartë të tij.

“Mirëmbrëma të gjithëve,” u shpreh ai. “Gjëja e parë që duhet të them është urime Novakut dhe ekipit të tij.

Positive: An emotional Rafael Nadal says he hopes to continue his return from injury after losing to Novak Djokovic.

“Ishte një nivel i jashtëzakonshëm i tenisit sonte dhe gjatë këtyre dy javëve.

“Nëse flas për veten, ka qenë një javë emocionale. Edhe pse nuk ishte dita ime më e mirë.

“Novak luajti shumë më mirë se unë sonte.”

Mëtej, Nadal tha se nuk e ka ndërmend të pensionohet, derisa French Open pritet të jetë kompeticioni i radhës ku ai do të marrë pjesë. /Insporti.com/