Kloop flet rreth “incidentit” me Manen

Futboll 14 Maj 2021 13:38

Fitorja 4-2 ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United duhej të kishte kthyer humorin në ambientin te Livepruli, por për çudi, situata te të kuqtë është shfaqur e tensionuar pasi tashmë duket se ka një përplasje mes një prej prej tre emrave më të rëndësishëm të kësaj skuadre në vitet e fundit, Sadio Mane, me trajnerin Jurgen Kloop.

Në përfundim të ndeshjes, Klop hyri në fushë duke takuar çdo lojtar të skuadrës ë tij, ashtu si edhe kundërshtarët. Por kamerat filmuan Mane teksa refuzonte të takonte trajnerin, i cili mbeti i çuditur në ato çaste.

Klop u mundua ta shpjegonte këtë moment me faktin se nuk kishte shpjeguar para sfidës arsyen pse Mane e nisi ndeshjen nga stoli, duke i bërë vend Jota në formacion në vend të tij.

“Nuk ka asnjë problem. Unë mora një vendim të vonë në stërvitjen para ndeshjes për të aktivizuar Diogon. Djemtë janë mësuar që u shpjegoj gjërat, por këtë herë nuk kisha kohë. Gjithçka është në rregull. Sadio ishte pak i inatosur, por vetëm kaq”, tha ai para gazetarëve duke u përpjekur që të minimizonte incidentin.

-->