Kloop paralajmëron ndryshime pas përballjes kundër Leipzig

Futboll 08 Mars 2021 13:29

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Kloop pranon se duhen “ndryshime” te ekipi i tij, duke cekur se pret një rikthim në formë të ekipit në fund të këtij edicioni.

Kampionët e Premier Ligës tashmë renditen ne vendin e tetë pas humbjes ndaj Fulham në fundjavë dhe humbjes së gjashtë me radhë si vendës në ligë.

 “Ishte një goditje e rëndë. Jemi në një pozicion të mirë dhe shpresoj që do të marrim avantazh nga kjo. Ne qoftë se kalojmë tutje pas përballjes kundër një super ekipi si Leipzig, do të na ndihmojë edhe në vullnetin e ekipit per pjesën e mbetur te sezonës”, deklaroi Klopp në konferencë për medie para ndeshjes së Ligës së Kampioënve, transmeton Insporti.

Tutje, ai ka shtuar se pas pushimit ndërkombëtar do të ulet me stafin e tij për të analizuar krizën në të cilën është duke kaluar skuadra e tij, por që fokusi do të mbetet për ndeshjen me Leipzig.

“Gjatë javëve në vazhdim kur te fillojnë ndeshjet ndërkombtare do të analizojm me thell situaten e klubit dhe do mundohemi te ndryshojmë disa gjëra, por për momentin duhet te fokusohemi në përballjen kundër Liepzig” përfundoi tekniku gjerman.

Liverpool do të përballet të mërkurën kundër Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve ku kanë avantazhin prej dy golave nga ndeshja e pare, pasi ndeshja e parë përfundoi e fitoren e Liverpoolit me rezultat 0:2. /Insporti.com/

-->