Klopp befason me deklaratën e tij për Xherdan Shaqirin

Futboll 27 Gusht 2019 19:58

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në planin e dytë të trajnerit gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Shaqiri edhe në këtë sezon nuk po arrin të ketë minutazh të madhe në formacionin e parë të kampionëve evropian.

Ai deri më tani ka zhvilluar vetëm 11 minuta në këtë sezon dhe për këtë ka folur edhe Klopp.

Klopp e ka pranuar se Shaqiri është duke u përdorur pak nga ai, por nuk është vetëm ai.

“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.

Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.

“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. Dejan Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp. /Insporti.com/

-->