Klopp befason me fjalët për shortin e Ligës së Kampionëve

Futboll 15 Mars 2019 17:43

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar pas shortit të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të përballen me portugezët e Portos. Gjermani është shprehur se nuk do të donte të ndeshej me luzitanët por shortin nuk mund ta shmangësh.

“E njohim Porton pasi u ndeshëm sezonin e kaluar, dhe e dimë sa të fortë janë, teksa morëm një rezultat të çuditshëm por të favorshëm për ne, por në ndeshjen e kthimit treguan karakterin dhe kualitetin e skuadrës.  Nuk më duket se është shorti më i favorshëm që mund të kishim. Kemi shumë respekt për ta, por do të përgatitemi në maksimum”, tha trajneri i Liverpoolit.

Ndërkohë, këtë sezon rruga drejt finales është e përcaktuar, dhe në rast se të kuqtë kalojnë më tej, atëherë do të vihen përballë njërës mes Barcelonës apo Mançester Junajtid. Për këtë arsye Liverpulin e presin sfida të mëdha drejt finales, dhe trajneri Jurgen Klop, mesa duket ka arsyet e tij për të mbetur i pakënaqur nga shorti.