Klopp e konfirmon pse Coutinho nuk do të kthehet te Liverpooli

Futboll 25 Korrik 2019 08:05

Jurgen Klopp ka pohuar se mbetet një tifoz i madh i mesfushorit me tipare sulmuese, Philippe Coutinhos.

Trajneri gjerman pretendon se Liverpooli nuk do të jetë në gjendje të shpenzojë këtë verë ashtu siç kishte shpenzuar dy verat e kaluara mbi 320 milionë euro.

“Në përgjithësi, Phil Coutinho e ndihmon çdo ekip në botë, ende 100 për qind”, tha fillimisht strategu 52-vjeçar.

“Nuk kam lidhje me këtë. Më pëlqen Phil, unë mendoj se është një futbollist fantastik, por do të ishte një nënshkrim i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh, i madh dhe duhen shumë para dhe ky nuk është viti ynë që të shpenzojmë”.

“Nuk është e mundur, siç thashë, çdo ekipi do t’i shërbente mirë – përfshirë edhe ne – por me të vërtetë shpresoj që ta gjejë fatin në Barcelonë. Ose ndoshta e ka gjetur atje. Ne kemi kontakt, por jo aso kontakti të ngushtë, pjesa tjetër janë vetëm shkrime të gazetave”, pohoi Klopp.

Ndryshe, Klopp me Liverpoolin sezonin e kaluar fitoi titullin e Ligës së Kampionëve gjersa Coutinho me Barcelonën, kurorën e dyfishtë – La Ligan dhe Copa del Rey.