Klopp e krahason skuadrën e tij me atë të rivalit

Futboll 24 Prill 2018 13:25

Liverpool e siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Manchester City me një lojë fantastike dhe shumë bindëse, ku ka shkaktuar reagime të atilla, saqë po llogaritet se këtë vit mund të jetë edhe momenti i “The Reds” të shndrisin në Champions.

Përpos lojtarëve si Salah, Firmino, Van Dijk e të tjerë, ndër më meritorët për këtë mentalitet fitues, po llogaritet se është trajneri gjerman Jurgen Klopp dhe filozofia e tij e lojës.

Jurgen Klopp ka një përgjigje për këtë mentalitet fitues që ka sjellë tek Liverpool, duke e krahasuar skuadrën e tij me atë që kishte Manchester United në vitet e 90-ta, nën drejtimin e të madhit Sir Alex Ferguson.

“Ka diçka të ngjashme me Manchester United-in e Alex Ferguson. Në një kohë të caktuar shënonin nga dy gola shpejtë, gol, gol. Shënon një herë, e përsërit sërish. Ekipi ynë me të vërtetë ka shumë entuziazëm, që në periudha të caktuara ngritët në nivel, që është punë e mirë”, tha Klopp për mediat britanike.

Liverpool në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Chanmpions League që e luan sonte kundër Romës në “Anfield”, do të tentoj të arrijë një avantazh para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Romë. Nga këtu, mund të pritet një taktikë ofensive e trajnerit gjerman, që duket se ka marrë disa tipare nga rivali i betuar i Liverpool. /Insporti.com

-->