Klopp e zbulon befasinë për ndeshjen me Barcelonën

Futboll 07 Maj 2019 08:54

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është pa dy sulmuesit, Mo Salah dhe Roberto Firmino për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Barcelonës në ‘Anfield’.

Me të gjitha këto lëndime, Klopp u mundua që të ftojë lojtarët më të mirë në skuadër dhe si duket në vend të Firminos në stol do të jetë sulmuesi 19-vjeçar, Rhian Brewster.

Kështu gjermani nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi të ketë një shans që të luajë në këtë takim, pasi ‘Reds’ shpresojnë të përmbysin rezultatin e thellë në 3-0 të pësuar nga spanjollët.

Klopp foli para ndeshjes ku u shpreh: “Kështu është më mirë në një situatë të vështirë që ne po ndodhemi, ne mund t’i japim atij një vend në skuadër dhe ta kemi atë atje si sulmues.

“Kur jeni në stol, ju jeni një opsion për të luajtur”.

Klopp shtoi: “Në një botë ideale, në një sezon ju gjithmonë keni më shumë lojtarë sesa mund të përfshini në një skuadër.”