Klopp është kampion i Evropës dhe nuk flet më për seks

Futboll 02 Qershor 2019 09:19

Jurgen Klopp kishte humbur gjashtë finale të garave të ndryshme në karrierën e tij dhe nuk ishin të paktë ata që ia kontestonin vlerat si trajner gjermanit karizmatik.

Por, pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve dhe titullit të gjahstë të Liverpoolit , Klopp dukej i liruar emocionalisht dhe shumë në disponim.

Insporti shkruan se aq në disponim ishte gjermani pas fitores ndaj Tottenhamit sa e “përpunoi” refrenin e këngës “Let’s talk about sex”, grupit të njohur Salt N Pepa, në “Let’s talk about six”, duke iu referuar titullit të gjashtë të klubit të madh anglez.

Pamjet dhe “këndimi” i tij në intervistë, ku shihet se me shumë i intereson të flasë për titull se për seks, tregojnë gjithçka.