Klopp flet para ndeshjes me Barçën – ja çfarë bisedova me Messi në Camp Nou

Futboll 06 Maj 2019 13:33

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes kthyese me Barcelonën.

Klopp tregoi se çfarë i kishte thënë superyllit argjentinas të Barcelonës pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk e di me të vërtetë nëse i kam thënë diçka, po sigurisht se në atë moment ndoshta i kam thënë; “Pse na bërë këtë””, deklaroi Klopp.

Klopp në këtë konferencë ka konfirmuar se ylli egjipitan, Mo Salah nuk do të luajë pas lëndimit që e pësoi kundër Neëcastle.

Rezultati i ndeshjes së parë është 3:0 në të mirë të Barcelonës.

Kujtojmë se Messi ishte fantastik në atë ndeshje, duke shënuar dy gola. /Insporti.com/

-->