Klopp flet pas fitores ndaj Cityt: Jemi në qiellin e shtatë, kemi mposhtur skuadrën më të fortë në botë

Futboll 16 Prill 2022 21:56

Liverpooli ka arritur të shkoj në finalen e FA Cup, pasi në ndeshjen gjysmëfinale ka mposhtur Manchester City.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 3-2 duke kaluar në finale.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe finalen e madhe.

“Mund të them që pjesa e parë e ndeshjes së sotme ka qenë pjesa e parë më e mirë që Liverpooli im ka luajtur, më pëlqyen të gjitha sekondat e atij 45 minutëshi të parë”, tha Klopp.

“Sigurisht që pas golit të Grealish ndeshja u ndez dhe doli në pah gjithë cilësia që ka City e që për mua mbetet një skuadër fantastike”.

“Jemi shumë të lumtur, sepse e dimë se sa e vështirë është që të fitosh përballë tyre. Jemi në qiellin e shtatë, kemi mposhtur skuadrën më të fortë në botë dhe jam me të vërtetë krenar për djemtë e mi”, u shpreh Klopp.

Në finale Liverpooli pret fituesin e duelit Chelsea – Crystal Palace që zhvillohet nesër në Wembley

-->