Klopp flet për Shaqirin

Futboll 25 Janar 2020 12:09

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për Xherdan Shaqirin para lojës që Liverpool e luan ndaj Shrewsbury Town, ndeshje kjo në kuadër të raundit të 4-ë të FA Cup.

“Ai ka një fizikë të pabesueshëm. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Por dëmtimet janë duke e munduar shumë në këtë sezon, nuk ka diçka të madhe, vetëm që nuk mund të luaj”. – është shprehur gjermani Klopp.

Kujtojmë që Xherdan Shaqiri është paraqitur vetëm 3 herë si startues në këtë sezon dhe së fundi është folur për një transfer potencial drejt Romës.

Shaqiri nuk pritet të luaj në fundjavë ndërkohë është ende në dyshim prezenca e tij ndaj West Hamit në Premier Ligë. /Insporti.com/

-->