Klopp flet sërish për Coutinhon: Kjo është arsyeja e vërtetë pse s’e blemë

Futboll 20 Gusht 2019 10:50

Jurgen Klopp ka folur sërish për Philippe Coutinhon, pas transferimit të këtij të fundit te Bayern Munichu.

Braziliani iu bashkua gjigantit bavarez nga Barcelona në formë huazimi të një viti, transmeton Insporti

Klopp ka konfirmuar se Liverpooli nuk e tentoi rikthimin e 27-vjeçarit në ‘Anfield’, pasi nuk kishin para.

Coutinho iu bashkau Barcelonës nga Liverpooli në janar të 2018-tës dhe që nga ajo kohë ka pasur një periudhë të vështirë te Barcelona.

“Kur fillimisht dëgjova për të [transferimin në Bayern Munich], mendova ‘kjo ka kuptim'”, tha Klopp për Sport Bild.


Coutinho e kompletoi kalimin te Bayern Munichu këtë javë

“Sa do e çuditshme që të tingëllojë, ne nuk kishim para për transferimin e tij. Ai do të përshtatet mirë te Bayerni”, shtoi gjermani.

“Është një lojtar i klasit botëror që mund t’i ndryshojë ndeshjet, në ambientin e duhur. Një djalosh i mirë dhe një transferim i mrekullueshëm”, tha Klopp.

Përkundër se shumë analistë dhe tifozë pajtohen se Liverpooli është skuadër më e mirë pa Coutinhon, Klopp pranoi se ai kurrë nuk deshi që ta shesë brazilianin.

“Një super lojtar dhe super djalosh. Ne nuk deshëm që ta lejonim largimin e tij në atë kohë, por Barcelona na detyroi me paratë, në njëfarë mënyre”.

Bayerni do ta ketë mundësinë që ta blejë Coutinhon pasi të ketë përfunduar huazimi në fund të sezonit, me Barcelonën që ka futur një klauzolë të opsionit të blerjes, që kap vlerën e 111 milionë funteve. /Insporti.com/