Klopp jep një përgjigje interesante sa i përket titullit në Angli

Futboll 27 Dhjetor 2019 09:35

Jurgen Klopp ka dhënë disa komente interesante për zërat që insistojnë se gara për titullin në Premierligë ka marrë fund.

Liverpool është shkëputur me 13 pikë më shumë sesa vendi i dytë në klasifikimin në Premierligë, pas fitores 0:4 ndaj Leicester City.

Një paraqitje dominuese e Liverpool ka bërë që shumë njerëz të besojnë se gara për titullin në Premierligë tashmë ka marrë fund.

Lidhur me këtë është pyetur edhe Jurgen Klopp, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft interesante.

“Nuk jam aspak i interesuar të flas lidhur me këtë gjë, të jem i sinqert” ka thënë Klopp, lidhur me “fundin e garës për titulline kampionit”.

“Ne nuk i dëgjojmë këto zëra. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen tonë të radhës. Mund të përmirësohemi akoma” ishin fjalët e gjermanit.

Liverpool numëron 52 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura në Premierligë. Asnjë skuadër nuk ka humbur garën për titull kur ka krijuar këtë lloj diference, në këtë fazë të garës.

-->