Klopp: Kam humbur 6 finale, sonte do të jetë ndryshe

Futboll 01 Qershor 2019 14:32

Jurgen Klopp në karrierën e tij ka humbur 6 finale, dy nga to në Ligën e Kampionëve, ndërsa sot mund të jetë e treta e vërteta për teknikun gjerman në rast se Liverpooli e mposht Tottenahmin

Liverpooli takohet me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, me gjermanin Klopp që beson se kësaj radhe do të triumfojë.

Klopp edhe pse aplikon një lojë të bukur në sy në ndeshjet finale gjithmonë ka dështuar. Ai ka humbur në 6 finalet që ka luajtur në karrierë, derisa sot synon t’i jap fund kësaj ecurie.

“Kam humbur 6 finale në karrierën time dhe po të dija motivin, do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi. Megjithatë e kaluara nuk vlen aspak, pasi këtë sezon e kemi mposhtur dy herë Tottenhamin, por sot, e di që do të jetë tërësisht ndryshe,” ka thënë Klopp.

Ndryshe, Jurgen Klopp ishte afër që ta bënte Liverpoolin kampion të Premier Ligës pas gati 30 viteve, por nuk i mjaftuan as 97 pikë për të triumfuar në fund, pasi City grumbulloi 98 sosh.

-->