Klopp konfirmon lajmin e keq për Shaqirin
Futboll
09 Korrik 2019
16:13

Jurgen Klopp ka konfirmuar lëndimin e Xherdan Shaqirit, shkruan Insporti.com.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp ka konfirmuar lëndimin e Shaqirit duke thënë se lëndimin e ka pësuar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës që fillon me nëntë gusht.
“Shaqiri ende është i lënduar. Ai është lënduar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe do t’i duhet kohë për t’u kthyer. Ai ka një çarje në muskul dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën për një kohë të pa caktuar”, ka thënë Klopp, transmeton Insporti.com.
Shaqiri muajin e kaluar zhvilloi dy ndeshje me kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve. /Insporti.com/