Klopp konfirmon pse Shaqiri nuk po luan ndaj Wolvesit: “Do të ishte titullar por…”

Futboll 29 Dhjetor 2019 17:42

Xherdan Shaqiri ka sërish probleme muskulore.

Futbollisti shqiptar nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Liverpoolin.

Ai nuk gjendet as në stol për ndeshjen kundër Wolves, që po zhvillohet në ‘Anfield’ nga ora 17:30.

Pas publikimit të formacioneve, Jurgen Klopp ka treguar se Shaqiri do të ishte sonte titullar, por nuk është e mundur për shkak të disa shqetësimeve të vogla.

“Kemi menduar për të bërë ndryshime në formacion, por për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur”, tha Klopp.

“Ndoshta një zëvendësim më shumë do të ishte i mundur. Shaqiri mund të kishte startuar sot, por ai nuk është i gatshëm kështu që ky është formacioni”, u shpreh Klopp.

-->