Klopp me deklaratë interesante pas tërheqjes së shortit

Futboll 30 Gusht 2018 21:02

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pas shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, që nuk është aspak i lehtë, së paku në letër, për ekipin e tij.

Në Grupin C finalisti i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve do ta ketë përballë kampionin e Francës, PSG-në, nënkampionin italian, Napolin, si dhe skuadrën nga Serbia, Crvena Zvezda.

“Me kualitetin e turneut, gjithmonë ishte e mundur të kishim short të vështirë në letë. Kjo është kështu si është, s’ka ndonjë problem. Liga e Kampionëve është gara më e madhe për klube, prandaj duhet të jetë e vështirë. Nuk mund të presim grup të lehtë”, është shprehur Klopp.

Ai thotë se do të fillojë t’i shikojë ndeshjet e rivalëve tani më tepër dhe të përgatitet për to.

“Është sfidë e madhe, por edhe për të gjitha ekipet e tjera është sfidë të përballen me ne. Është e drejtë ndoshta të themi askush nuk shikonte në vazon e tretë dhe të thoshte se ‘e dua Liverpoolin. Sigurisht se kur keni një grup me PSG-në e Napolin,  dy top klube, atëherë nuk doni që ta keni edhe Liverpoolin si ekip të tretë. Nuk mendoj për ndeshjet, do të jemi sfidues, për këtë duhet të sigurohemi’”, është shprehur trajneri gjerman.

-->