Klopp pas qendër-mbrojtësit të Bayern

Futboll 31 Maj 2018 17:22

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munichu në afatin kalimtar të verës, me Liverpoolin një nga ekipet e interesuara për shërbimet e tij.

Bild raporton se Jurgen Klopp e dëshiron qendërmbrojtësin gjerman në radhët e tij, për ta bërë partner të Virgil van Dijk në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit për sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Bayerni është i gatshëm ta shesë 29 vjeçarin përreth 45 milionë euro.

Boateng ka mbi 200 paraqitje me Bayernin, përderisa është edhe pjesë e Gjermanisë edhe për Botërorin e Rusisë. /Insporti

-->