Klopp: Shpresoj që kjo të mos ndodhë asnjëherë në futboll

Futboll 27 Gusht 2019 08:15

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk dëshiron që ndonjëherë të ndodhë Superliga e Evropës.

Perspektiva e Superligës së Evropës ka filluar që tri dekada dhe vitin e kaluar është raportuar se klubet gjermane janë të gatshme për ta zëvendësuar Ligën e Kampionëve me Superligën e Evropës.

Tekniku gjerman beson që ka shumë ndeshje që luhen çdo sezon dhe formimi i saj do t’i heq fansat nga futbolli,

“Shpresoj që Superliga të mos ndodh asnjëherë. Duke parë mënyrën e zhvillimit të Ligës së Kampionëve, futbolli është shumë mirë. Për mua, Liga e Kampionëve është Superliga, në të cilën nuk do të luash gjithmonë me klubet e njëjta. Kush duhet të krijojë një sistem në të cilin do të ndeshet Reali me Liverpoolin çdo vit. Askush nuk dëshiron ta shoh këtë gjë”, deklaroi ai.

I këtij mendimi është edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili beson që ky sistem do t’i shkatërroj traditat e futbollit.