Klopp sqaron mungesën e Salah ndaj Manchestes United

Futboll 20 Tetor 2019 17:31

Pak para ndeshjes, Klopp ka folur për mungesën e Mohamed Salah në sfidën mes Man united dhe Liverpool.

Mo nuk u shfaq në formacionin titullar për ndeshjen me Manchester Unitedin dhe nuk është as në stol.

Për Sky Sports, Jurgen Klopp ka treguar se egjiptiani ka ende probleme me kyçin e këmbës, edhe pse vazhdimisht u raportua se është rikuperuar dhe gati për të zbritur në “Old Trafford”.

“Mo nuk është gati, kjo është e gjitha”, tha Klopp për Sky Sports me të arritur në “Old Trafford”.

“Ai nuk ka mundur të stërvitet me skuadrën; Nuk e di nga ku ka lindur kur të gjithë thonin se ai do të luajë. Pothuajse s’ka pas shanse për sonte, ndoshta të mërkurën, do të shohim”.

Derisa Shaqiri do të mungojë për të paktën 2-3 javë, për shkak të qarjes së muskulit. Anësori shqiptar i është përsëritur lëndimi që e kishte në muajin shtator.

-->