Klopp: Të dielën na duhet forma e të gjithëve, edhe atyre që shesin hot-dog

Futboll 08 Nëntor 2019 15:00

Jurgen Klopp e ka quajtur ndeshjen me Manchester Cityn si spektakël të futbollit. Trajneri i Liverpoolit e ka analizuar përballjen e të dielës duke paralajmëruar futboll spektakolar.

“Rivaliteti me Cityn po rritet gjithnjë e më shumë. Faleminderit Zotit që quhet vetëm rivalitet. Van Dijk e Henderson janë gati, ndërsa Shaqiri e Matip do të jenë jashtë fushës edhe për disa javë.

E vlerësoj lart Cityn dhe Guardiolën. Për mua është trajneri më i mirë në botë. Kudo që ka shkuar ka patur impakt të madh në skuadër.

Nuk do ta koncentrojmë lojën të dielën vetëm në krah. Të dielën duhet të jemi të gjithë në formë.

Madje edhe ata që shesin hot-doga duhet të jenë në disponim atë ditë. Do të jetë spektakël futbolli” ka thënë Klopp.