Kloppi do Rashicën, Liverpoolin e sfidojnë rivalët e Premier Leagues

Kombëtarja 02 Mars 2020 21:29

Milot Rashica është superstari shqiptar i merkatos. Shqiptari i Kosovës ka shkëlqyer me ekipin e Werder Bremen, pavarësisht se ekipi i tij është në pozita të vështira. Vera duket se do të sjellë ndarjen përfundimtare mes tij dhe ekipit gjerman.

Dy skuadra angleze duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Liverpooli mund të paguajë deri në 33 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa në garë për “Raketën” është futur edhe Southampton.

Kampionati anglez duket se do të jetë destinacioni i ri për të riun shqiptar.

Klauzola e tij e lirimit është 33 milionë euro dhe kjo është shifra që e liron nga “hekrat” e Werderit.

Menaxheri i tij Altin Lala ka deklaruar hapur se futbollisti i tij pritet të largohet në verë.

-->