Kloppi flet për Messin – e zbulon se çfarë do të bëjë skuadra e tij

Futboll 18 Prill 2019 09:36

Liverpooli do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që udhëhiqet nga Leo Messi.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka thënë se të gjithë kanë menduar ta ndalnin Messin, por në të vërtetë askush s’ka arritur ta ndalë. Megjithatë thotë se ekipi i tij do të provojë.

Ai falënderon Zotin që nuk duhet të mendojë se si ta ndalë atë sonte.

“Falë Zotit nuk më duhet të mendoj për këtë sonte dhe falënderoj Zotin që kam kohë edhe disa net që të mendoj për këtë. Mendoj se të gjithë kanë provuar ta bëjnë deri më tani, por askush në të vërtetë s’ia ka dalë. Megjithatë ne do të provojmë”, është shprehur Klopp.

Klopp insiston se fokusi nuk është te Barcelona momentalisht.

“Po shikojmë përpara për këtë ndeshje, por kemi shumë punë të tjera para se të takohemi me Barcelonën. Prandaj, të luajmë këto ndeshje dhe më pas të përgatitemi për Barcelonën, e pastaj do të shohim”, ka thënë Klopp.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 7 e 8 maj.

Liverpooli i Kloppit përballjen e parë do ta ketë si mysafir i Barcelonës, në ‘Camp Nou’.