Kloppi ‘me deklaratën e vitit’ pas triumfit ndaj Chelseat në Superkupë

Futboll 15 Gusht 2019 08:24

Si Liverpooli, ashtu edhe Chelsea, sipas Klopp – ‘treguan karakter në finale të Superkupës së Evropës’.

Liverpooli e ka fituar Superkupën e Evropës përvitin 2019.

Të besuarit e Jurgen Klopp e mundën në ndeshjen e Superkupës Chelsean e Frank Lampard, pas ekzekutimit të penalltive, pasi pas vazhdimeve ndeshja përfundoi baras 2-2.

Nga pika e bardhë më të mirët u treguan “Red” duke triumfuar 5-4, për të fituar titullin e parë për sezonin 2019/20, pak ditë pasi humbën në finale të Superkupës së Anglisë kundër Manchester City.

“Nuk treguam vetëm ne karakter, Chelsea tregoi karakter gjithashtu”, tha Klopp pas ndeshjes për BT Sport. “Ishte si një ndeshje boksi”.

“Askush në stadium nuk dëshironte edhe dy pjesë të tjera nga 15 minuta, por kështu janë gjërat. Me të vërtetë Chelsea ishin të mirë”.

“Startuam mirë, por më pas ramë… mund të flasim për futboll, por tani është shumë vonë. Kishim një luftë dhe djemtë ia arritën qëllimit sonte”, tha ai.