Kloppi nuk e futi në lojë – shikoni çka bëri Shaqiri pas ndeshjes

Futboll 15 Gusht 2019 10:12

Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua fare në lojë në ndeshjen kundër Chelseat, në Superkupën e Evropës.

Në përballjen e dy gjigantëve të Anglisë, Liverpooli e mundi Chelsean pas penalltive në ‘Vodafone Park’ të Besiktasit për ta fituar trofeun, transmeton Insporti

Por, përkundër se i bëri 4 zëvendësime në ndeshje (një gjatë vazhdimeve), Klopp nuk i dha Shaqirit asnjë minutë, që ashtu si në ndeshjen hapëse të Premierligës ndaj Norwichit, e shikoi gjithë ndeshjen nga banka rezervë.

Sidoqoftë, ashtu si edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, Shaqiri ka fituar medalje, duke festuar pa e djersitur fare fanellën.

Ai pas ndeshjes është parë duke festuar me bashkëlojtarët, teksa ka pozuar edhe me medaljen e tij.

Është gazetari i sportit nga RTK, Arben Berisha, që ka hedhur një foto me Shaqirin në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Nuk ka luajtur, por prapë medalje”, ka shkruar ai.

Shaqiri ishte rezervist i papërdorur, edhe në finalen e Ligës së Kampionëve. /Insporti.com/