Kloppi nuk ndryshon – shikoni çka bëri gjatë intervistës live me gazetarin

Futboll 15 Gusht 2019 11:27

Liverpool është fitues i Superkupës së Evropës për edicionin 2018/19.

“Reds” fituan sfidën ndaj Chelseat me penallti 5:4. 120 minutëshi u mbyll baras, 2:2, ku u pa lojë dinamike e me shumë raste për dy ekipet.

Blutë kaluan në epërsi me Giroud, por Liverpool përmbysi rezultatin me dy golat e Mane.

Megjithatë, Jorginho realizoi nga penalltia për të dërguar ndeshjen në 11-metërsha, ku triumfoi skuadra e Klopp.

Gjermani ishte i papërmbajtshëm në festën pas ndeshjes, ku e lartësoi portierin Adrian.

“Adriannnnn! Sikur Rocky”, tha ai gjatë intervistës me gazetarin e BT Sport.