Kloppi nuk përmbahet, i reagon keq përkthyesit gjerman në konferencën për shtyp

Futboll 10 Dhjetor 2019 16:19

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur i pa kënaqur me përkthyesin e tij në gjuhën gjermane për shkak të keq interpretimit të tij në përgjigjen e Jordan Henderson gjatë një konferencë për shtyp para ndeshjes me Salburgun në Ligën e Kampionëve.

Klopp nuk ishte i lumtur kur përkthyesi i ulur pranë tij tha se Henderson se ‘shumë lehtë’ skuadra e tij do të shkojë tutje në Ligën e Kampionëve.

Por, përgjigja e kapitenit të Liverpoolit, Henderson ishte ndryshe, pasi ai u përgjigj duke thënë se do të jetë shumë i vështirë kualifikimi.

Për më shumë, reagimin e ‘nxehtë’ të trajnerit gjerman mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Zëri.info

-->