Kloppi prezanton listën për Kupën e Botës, ky është vendimi për Shaqirin

Futboll 05 Dhjetor 2019 11:37

Liverpooli do të udhëtojë për në Katar për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet nga 11-21 dhjetor.

Trajneri i ‘Të kuqve’, Jurgen Klopp ka zgjedhur listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtojnë në lindjen e mesme.

Xherdan Shaqiri do të udhëtojë me skuadrën për të kërkuar titullin e dytë Botëror, pasi e ka fituar një herë me Bayernin në vitin 2013.

Anësori kosovar shkëlqeu mbrëmë me gol në fitoren 5:2 ndaj Evertonit.

Kjo është lista e Liverpoolit për dy ndeshjet që do t’i zhvilloj në Katar: Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, iLonergan, Shaqiri, Brewster, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Elliott, Williams.

-->