Klubet angleze nuk përmbahen, e kërkojnë me ngulm Elseid Hysaj

Futboll 25 Prill 2018 10:35

Mbrojtësi anësor i Kombëtares së Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në pozitën e tij dhe është duke u kërkuar gjithandej.

Interesim të madh për shkodranin, ka shfaqur tri klube gjigante nga Premier League, të cilat gjatë verës duket se do të mundohen t’i afrohen shqiptarit 24 vjeçar.

Sipas raportimeve të shtypit italian, Elseid Hysaj ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, çka llogaritet të jetë e përballueshme dhe e arsyeshme nga klubet angleze, për të siguruar shërbimet e një lojtari me kualitetet që ka Hysaj.

Chelsea, Manchester United dhe Liverpool, thuhet se janë skuadrat nga Premier League që janë interesuar seriozisht për mbrojtësin shqiptarë, kurse sipas mediave në Itali, thuhet se agjenti i Hysaj, Mario Guiffredi, veçse është takuar me disa përfaqësues të Chelseat, për të diskutuar opsionin e transferimit të 24 vjeçarit në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, “Blutë” e Londrës, janë duke u përballur me një konkurrencë të fuqishme sidomos nga Man.United, të cilët mendojnë se Hysaj do të përshtatej në mënyrë të shkëlqyeshme me lojën e tyre dhe lojën në Premier League dhe trajneri Jose Mourinho, është duke e konsideruar mbrojtësin shqiptarë si zëvendësim të Matteo Darmian, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës. /Insporti.com

-->