Klubet kosovare solidarizohen me Shqipërinë pas tragjedisë

Futboll 26 Nëntor 2019 13:18

Klubet e mëdha të sportit në Kosovë, su KB Prishtina, KF Prishtina e KF Feronikeli janë solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditën sot Shqipërinë, përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

“Lutemi për familjet e prekura nga tërmeti. Me mendje e me zemër pranë vëllëzerve dhe motrave tona”, shkruhet në profilin e KB Prishtinës.

Lutemi për familjet e prekura nga tërmeti. Me mendje e me zemër pranë vëllëzerve dhe motrave tona 🙏🏼🙏🏼🙏🏼

“Ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit të sotëm që goditi Shqipërinë. Lutemi për të gjithë vëllezërit e motrat tona të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi KF Feronikeli.

Ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit të sotëm që goditi Shqipërinë. Lutemi për të gjithë vëllezërit e motrat tona të prekuara nga kjo tragjedi.

Gepostet von KF Feronikeli am Dienstag, 26. November 2019

“Bashkndjejmë me vëllezërit tanë. Lutemi për Ju. Qëndroni të bashkuar, vëllezër”, shkroi FC Prishtina.

Bashkndjejmë me vëllezërit tanë 😢Lutemi për Ju 🙏Qëndroni të bashkuar, vëllezër 🇦🇱

Gepostet von FC Prishtina am Dienstag, 26. November 2019

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve dhe të lënduarve në Shqipëri”, thuhet në postimin e KB Pejës.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve dhe të lënduarve nga termeti në Shqipëri.#PrayForAlbania 🇦🇱

Gepostet von KB Peja am Dienstag, 26. November 2019

-->