Klubet shqiptare mësojnë kundërshtarët e tyre

Futboll 10 Gusht 2020 13:35

Klubet shqiptare që garojnë në Europa League mësojnë rivalët në Europa League, shkruan Insporti.com.

Shorti i hedhur në orën 13:00 ka zbuluar gjithçka dhe ekipi i parë që e ka mësuar rivalin ishte Kukësi, i pozicionuar në ahun e favoritëve. Skuadra e Gegës do të përballet me Slavia Sofia.

Laçi dhe Shkupi, të përfshira në një grup, mësuan pastaj ekipet rivale. Kurbinasit përballen me Keshla, kurse ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me Neftci Baku.

Teuta do të presë skuadrën e Beitar Jerusalem.

Edhe Shkëndija e Tetovës ka rival azer, pasi luan në transfertë kundër Sumgayit City.

Short i mirë për Prishtinën, që po kaloi Lincoln Red përballet me ekipin nga Luksemburgu, Union Titus Petange.

Renova gjithashtu zbuloi ekipin kundërshtar dhe është skuadra e Alashkert.

-->