Klubet sportive me pagat më të larta vjetore – nuk dominon futbolli

Futboll 26 Nëntor 2018 12:34

Barcelona e Real Madrid janë dy klubet sportive me pagat më të larta vjetore, por ekipet e futbollit nuk dominojnë në top 10-shen e ekipeve me pagat më të larta.

Në raport e publikuar të vitit 2018, të studimit të kryer nga ‘Global Sports Salaries’, Barcelona është klubi sportiv që ka pagën më të lartë mesatare në vit, shkruan Insporti

Paga mesatare e Barcelonës për një vit është 10.45 milionë funte (apo 13.76 milionë dollarë).

Pas Barcelonës renditet rivali i La Ligas, Real Madridi me 8.10 milionë funte (10.64 milionë dollarë).

Ndërkaq, ekipet e basketbollit nga NBA, Oklahoma City Thunder, Golden State Warriors, Washington Wizards, Toronto Raptors,  Houston Rockets e Miami Heat, janë 6 skuadrat që e përbëjnë top 10-shen e ekipeve me pagat më të larta.

Juventusi në pozitën e nëntë, e Manchestr Unitedi i fundit në këtë listë, e përmbyllin top 10-shen për pagat më të larta nga klubet sportive.

Klubi i basketbollit me pagën më të lartë është Oklahoma City Thunder, me mesatare prej 7.85 milionë funte (apo 10.33 milionë dollarë). /Insporti.com