Klubi austriak fillon stërvitjet, një futbollist del i infektuar

Futboll 25 Prill 2020 16:19

Skuadra austriake Mattersburg ka nisur stërvitjet për rifillimin e kampionatit në Austri, pas lehtësimit të disa masave, por kjo nuk doli të jetë hap i qëlluar.

Një lojtar austriak i skuadrës së parë, Mattersburg, i cili kishte dal më koronavirus nuk është lejuar të stërvitet derisa pjesa tjetër e ka vazhduar punën.

Skuadra ishte ndarë në katër grupet, të cilat përfshijnë futbollistë sulmues, mbrojtës dhe portierë, stërviten për një orë, në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.

“Lojtari është i karantinuar dhe nuk do të marrë pjesë në stërvitje deri në një situatë të re”, ka njoftuar klubi austriak.

-->