Klubi basketbollistik, Ylli shkarkon trajnerin

Basketboll 22 Mars 2021 22:14

Klubi basketbollistik Ylli ka shkarkuar trajnerin turk, Fatih Gezer.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi suharekas në faqen e tyre në Facebook, teksa njoftuan se nesër do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri.

“Me marreveshje të dyanshme kemi shkëputur marrëveshjen me trajnerin Fatih Gezer. Golden Eagle Ylli e falënderon dhe i uron sukses në të ardhmen. Nesër prezentimi i trajnerit të ri” – thuhej në postim.

Gezer ishte caktuar trajner i Yllit më 18 dhjetor, duke e zëvendësuar Dragan Radovicin.

-->