“Klubi duhet ta respektojë vendimin e Hazardit për t’u larguar”

Futboll 14 Maj 2019 13:47

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, dëshiron që t’i thotë lamtumirë Eden Hazardit me triumf në finalen e Ligës së Evropës.

28-vjeçari e ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar drejt Real Madridit, pasi ka refuzuar ofertën e re të Të Kaltërve.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Azpilicueta për Sky Sports.

“Kemi arritur [te Chelsea] në të njëjtën kohë, dhe qartazi, duam që ai të qëndrojmë me ne, por duhet ta respektojmë vendimin e tij”.

L’Equipe gjatë ditës së djeshme raportoi se kalimi i belgut në Madrid tashmë është punë e kryer, dhe se ai do të prezantohet si lojtar i ‘Los Blancos’ pas finales së Ligës së Evropës.