Klubi gjerman e përjashton, Erdogan i bën zgjidhje

Futboll 15 Tetor 2019 19:15

Pasi u përjashtua nga klubi gjerman St Pauli për një postim në Instagram që kishte mbështetur ofensivën ushtarake dhe sulmet në Veri të Sirisë nga Turqia kundër popullit kurd, Cenk Sahin tani është gati për një aventurë të re.

Një pozicion i fortë ai i klubit të ligës së dytë gjermane, edhe pse historia e St Paulit është e përbërë nga idealizmat.

St Pauli  u distancua menjëherë nga futbollisti, duke e detyruar të largohet. Kështu, menjëherë, Istambul Basaksehir, pikërisht klubi që në Turqi flasin se është i presidentit të vendit, Erdogan, ka shprehur interesimin ta ketë në radhët e tij.

-->