Klubi gjerman refuzon pjesëmarrjen në Superligën e Evropës

Futboll 19 Prill 2021 18:10

Klubi gjerman, RB Leipzig është klubi i radhës që ka refuzuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane për klube, përcjell Insporti.

Këtë Superligë e kanë kundërshtuar ashpër FIFA dhe UEFA që kanë paralajmëruar klubet dhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

“Në futbollin profesionist, konkursi siguron që ne të luftojmë brenda kornizës së një kampionati kombëtar, në mënyrë që të presim një vend në klasifikim i cili më pas lejon pjesëmarrjen në një konkurs ndërkombëtar”, shkroi klubi në Twitter.

Ndryshe, edhe dy klubet gjermane, Bayern Munich dhe Dortmundi kanë vendosur “vijë të kuqe” kësaj gare.

-->