Klubi grek thotë se ish-lojtari i Milanit është ‘zhdukur’ pa asnjë gjurmë

Futboll 21 Shkurt 2019 17:39

Hachim Mastour konsiderohej si super-talenti i së ardhmes në futboll, gjashtë vite më parë.

Markoeni u bë senzacion në “YouTube” kur një përmbledhje e aftësive të tij shkoi viral.

Atë kohë, ai po luante te Riggina në Itali. Shumë klube të njohura evropiane shprehën interesim për transferimin e tij.

Milani mposhti emra si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City, duke e transferuar atë më 2012 për 500,000 euro, në moshën 14-vjeçare.

Pak kohë më vonë, atij iu kërkua nga “Red Bulli” që të merrte pjesë në një klip publicitar, përkrah Neymarit.

F1 Grand Prix of Italy - Qualifying

Mastour ishte vetëm 15-vjeçar kur u emërua në bankën rezervë të Milanit nga trajneri Clarence Seedorf.

Por si kanë shkuar gjërat për të nga ajo kohë?

Ai kaloi një periudhë shumë të shkurtër te Malaga gjatë edicionit 2015/16, duke realizuar vetëm një paraqitje.

Ai pastaj iu bashkua PEC Zwolle për sezonin 2016/17, por bëri vetëm një paraqitje.

p1d48d455n1u3c9nt12cq1ehbk6cj.jpg

Tani kemi mësuar diçka të re për Mastour. Ai ka qenë pjesë e skuadrës greke, PAS Lamia, e cila pozicionohet në vendin e nëntë në top divisionin grek.


Mirëpo, klubi tani po thotë se Mastour është “zhdukur”, pasi kanë kaluar dy muaj dhe askush nuk e ka parë.

Kampi i tij, i udhëhequr nga agjenti Mino Raiola, ka thënë për “Gazzetta dello Sport” se 20-vjeçari është rikthyer te Milani pasi po rikuperohet nga një lëndim në kofshë.

Grekët potencojnë se Mastour u rikthye në qytetin italian pa lejen e tyre dhe duket se nuk më vend për të në skuadër, pavarësisht se ka kontratë me klubin deri më 2021.

Kontrata e Mastourit me Milanin gjithashtu skadoi verën e kaluar, por duket se “Rossonerët” ende janë të interesuar të nxjerrin diçka nga ai. /Insporti.com?