E Fundit/ Klubi i madh anglez synon transferimin e Armando Brojas!?

Futboll 13 Shkurt 2022 18:46

Arsenali është duke e monitoruar situatën e Armando Brojës, për ta transferuar në afatin kalimtar të verës, raporton “football.london”.

“Gunners” dështuan që ta forcojnë skuadrën në afatin kalimtar dimëror, teksa Pierre-Emerick Aubameyang e la skuadrën me marrëveshje të dyanshme me skuadrën.

Ka edhe spekulime se Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah mund të largohen në verë, për shkak se kontratat e tyre skadojnë në atë kohë.

20-vjeçari Broja ka shkëlqyer te Southamptoni qëkur iu bashkua si huazim nga skuadra e Chelseat.

Ai ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat për Southamptonin dhe pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

-->