Klubi i madh europian përjashtohet nga kampionati, futbollisti shqiptar mendon largimin

Futboll 14 Prill 2021 09:31

Klubi i njohur europian, Austria Wien është përjashtuar nga kampionati për sezonin tjetër, përcjell Insporti.

Gjithçka lidhjet me problemet financiare në këtë klub, i cili nuk ka marrë licencimin dhe për këtë arsye është përjashtuar nga kampionati Bundesligë për sezonin tjetër 2021-2022.

Kujtojmë se te Austria Vien luan edhe lojtari shqiptar, Agim Zeka, i cili në rast se ky vendim nuk ndryshon, atëherë me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër, për të kaluar diku tjetër.

Pandemia ka pasur një ndikim të rëndësishëm te klubi austriak, ashtu si në shumë klube të tjera në botë.

-->