Klubi i madh evropian interesohet për mesfushorin e Trepçës ’89

Futboll 18 Korrik 2020 12:49

Ylli i skuadrës së Trepça ’89, Lassine Traore, padyshim se do të ketë një të ardhme të ndritur.

Pak ditë më parë BlicMedia, ka raportuar se futbollisti nga Mali është dëshira e madhe e skuadrave të njohura evropiane si Fenerbahche, Trabzonspor dhe Dinamo Zagreb.

Mirëpo ofertat nuk përfundojnë këtu, pasi tani interesim për shërbimet e Traore kanë shprehur edhe skuadrat franceze dhe ato belge.

Sipas burimeve të sigurta një nga skuadrat e interesuara është edhe Standard Liege e cila ka kontaktuar me familjarët e Traore për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe mediumi i njohur – afrikan.

-->