Klubi i Premierligës i dhuron një dhuratë të veçantë kryetarit të ‘Dardanëve’

Kombëtarja 16 Shtator 2021 16:25

Kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, pasditen e së enjten ka pranuar një dhuratë nga klubi i Premierligës, Norwich City.

Klubi anglez i ka dhuruar Berishës një fanellë të sulmuesit të Kosovës, Milot Rashicës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

“Ndjehem i priviligjuar per dhuraten e bere nga @norwichcityfc te yllit ton @milotrashica7”, ka shkruar i pari i ‘Dardanëve në facebook.

Milot Rashica këtë sezon u transferua nga Werder Bremeni te Norwich City, ku në tri katër paraqitjet e para në Premierligë nuk ka realizuar akoma gol.

-->