Klubi kosovar vendos që ta pensionojë fanellën në nder të këtij lojtari

Superliga 07 Prill 2019 07:56

Klubi i basketbollit Rahoveci, ka vendosur që ta pensionojë përgjithmonë fanellën me numër 7.

Këtë numër e ka bartur kapiteni shumëvjeçar i këtij ekipi, Blerim Delibeqa.

Delibeqa pas një karriere të bujshme 22 vjeçare është pensionuar sivjet nga loja aktive.

“Në një ditë të veçantë për familjen e tij drejtuesit e KB Rahoveci i kanë dorëzuar kapitenit legjendar të klubit Blerim Delibeqa, fanellën me numër 7 të cilën do ta pensionojnë dhe nga edicioni i ardhshëm nuk do ta bartë asnjë basketbollist në shenjë nderimi për kontributin e tij dhënë në Klubin e Basketbollit Rahoveci. Delibeqa pas një karriere të bujshme 22 vjeçare është pensionuar sivjet nga loja aktive, ndërsa sot vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e klubit në cilësin e asistent trajnerit. Urime kapiten”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Rahoveci në këtë edicion po garon në Superligën e Kosovës në basketboll. 

-->